DEN-LAL

nba.com
Triple double nga Kobe Bryant
31 December, 2014 @13:13
Njëri ndër lojtarët më të mirë në histori të basktbollit, Kobe Bryant, po vazhdon të jetë shtylla kryesore e Los Angeles Lakersit.
Black Mamba, 36 vjeçar, krahas moshës së tij, me performancën që është duke treguar, po bëhet shembull për plotë basketbollistë të rrinjë.
Kobe i cili kundër Denver Nuggetsit, bëri triple-double, me 23 pikë, 11 kërcime e 11 asistime, luajti rolin kryesor në fitoren e dhjetë të Lakersit, ku e mposhtën kundërshtarin me rezultat 111-103.
Kjo ishte triple-double i 21-të në karrierën e Bryantit.
Bilanci jo i mirë i Lakersit, e bënë që njëra ndër skuadrat më trofeshme në NBA, të pozicionohet kah fundit i tabelës në Konferencën Perëndimore, me 10 fitore e 22 humbje.
Video
Performanca e Kobe Bryantit