FENERBAHÇE

Zizis, bashkëlojtar i Kenan Spahiut
29 December, 2014 @22:04
Njëri ndër pretendentët për titull në Euroleague, Fenerbahçe Ulker, skuadrës së mbushur me yje, e shtoi një yll tjetër, Nikos Zisisin.
Ylli grek Zisis, do të luaj së bashku me basketbollistin kosovar Kenan Sipahi, deri në fund të stinorit.
Lojtari me nofkën “Mbreti i unazave”, pas transferimit tek Feneri, në deklaratën e parë, tha se është shumë i lumtur që iu bashkua skuadrës turke:
“Jam shumë i lumtur që erdha tek Fenerbahçe, besoj se nuk do të kem ndonjë problem në fazën e adaptimit, sepse shumicën e lojtarëve në skuadër e njoh, besoj që do t’i arrijmë qëllimet së bashku”.
Zisis për herë të fundit ishte pjesë e ekipit rus Unics Kazan.
Video
Nikos Zisis