VJEN TRAJNERI I RI

KB Liria Official/ Facebook
Ilievski, trajner i ri i Prishtinës
29 December, 2014 @15:50
Kampionja e Kosovës, Sigal Prishtina, ka zyrtarizuar sot trajnerin e ri të saj.
Ai është Marjan Ilievski, trajner i deritashëm i Lirisë së Shkupit.
Ilievski, 39 vjeç, para Lirisë ka drejtuar skuadrat si Vardar dhe reprezentacionin e Maqedonisë të grupmoshave të reja.
Ilievski vjen në Prishtinë si zëvendësues i të larguarit Sabit Hadzic. Derisa është trajneri i dytë maqedonas në dy vitet e fundit që po e drejton ekipin bardhekaltër pas Marin Dokuzovskit.