ROCKETS

nba.com
Josh Smith në Houston
26 December, 2014 @19:35
Josh Smith, pas shkarkimit të tij nga Detroit Pistons, tani do të fluturojë së bashku me raketën e Houstonit.
Ish fituesi i ngulitjeve në All-Star (2005), arriti marrëveshje katër vjeçare me Houstonin, ku do të fitojë 54 milionë dollarë.
Smith, kishte plotë oferta, por rol të rëndësishëm për zgjedhjen e raketave luajti shoku i tij i ngushtë Dwight Howard.
Josh në 28 ndeshjet që i zhvilloi sivjet me Detroitin, arriti një mesatare prej 13.1 pikëve, 7.2 kërcimeve e 4.7 asistime.
Houstoni do të jetë skuadra e tretë në karrierën e Smithit, pas Atlantës e Detroitit.
Video
Josh Smith