SAS-OKC

nba.com
Westbrook shkëlqen, rrufeja godet San Antonion
25 December, 2014 @23:26
Mungoi Kevin Durant, por ky fakt nuk ndikoi aspak tek Oklahoma City Thunder.
Përgjegjësinë mbi supe, e morri Russell Westbrook, i cili shkëlqeu kundër skuadrës së Gregg Popovichit.
Oklahoma e mposhti San Antonio Spursin, me rezultat 114-106, ku Westbrooku luajti rolin kryesor me 34 pikë, 11 asistime, 5 kërcime e 5 topa të vjedhura - duke u treguar i pandalshëm.
Kurse në anën tjetër, treshja fantastike Tim Duncan, Tony Parker e Manu Ginobili, mbetën paksa nën standardet e tyre, derisa në ekip u dallua Matt Bonner me 17 pikë, të pamjaftueshme për fitore.
Oklahoma City Thunder, ka bilanc prej 14 fitoreve e 18 humbjeve, derisa San Antonio gjendet në pozitën e shtatë në Konferencën Perëndimore, me 18 fitore e 12 humbje.
Video
Asistimi i Westbrookut