TOP 10 PLAYERS

BOROZANI/Lis Dorambari
Dominimi i Dardanit në TOP 10
28 December, 2014 @9:54
Basketbollisti i Sigal Prishtinës, që u tregua i pakapshëm nga kundërshtarët që prej rikthimit të tij në Kosovë, Dardan Berisha, është përzgjedhur edhe lojtari më i mirë i xhiros së fundit të pjesës vjeshtore të Superligës.
Në botimin e djeshëm të Eurobasket.com, Dardani me performancën e fundit që e kishte ndaj Kastriotit, me 39 pikë, 5 kërcime e 7 asistime ka qenë i pakapshëm dhe morri epitetin e lojtarit më të mirë të xhiros së XIV, derisa pas tij u renditën Blerim Mazreku (Sigal Prishtina) dhe Charles Hammork (Ylli).
Listën e dhjetëshes më të mirë e kompletuan sipas radhës: Najee White, Dino Hodzic, Samir Shaptahovic, Urim Zenelaj, Spencer Dixon, Derrick Washington dhe Flakron Sahiti.
TOP 10 E XHIRO XIV NË SUPERLIGË:
1 | Dardan Berisha | Sigal Prishtina | 39 pikë + 7 asistime + 5 kërcime | |
2 | Blerim Mazreku | Sigal Prishtina | 31 pikë + 3 asistime + 8 kërcime | |
3 | Charles Hammork | Ylli | 22 pikë + 7 asistime + 10 kërcime | |
4 | Najee White | Ylli | 28 pikë + 18 kërcime | |
5 | Dino Hodzic | Vëllaznimi | 31 pikë + 5 asistime + 3 kërcime | |
6 | Samir Shaptahovic | Peja | 24 pikë + 7 asistime + 5 kërcime | |
7 | Urim Zenelaj | Ylli | 18 pikë + 16 kërcime | |
8 | Spencer Dixon | Bashkimi | 22 pikë + 6 asistime + 6 kërcime | |
9 | Derrick Washington | Ylli | 13 pikë + 13 asistime + 3 kërcime | |
10 | Flakron Sahiti | Kastrioti | 24 pikë + 3 asistime + 4 kërcime |