LAC-TOR

nba.com
Toronto fiton në Hollywood
28 December, 2014 @12:13
Dy nga skuadrat më të forta në NBA, dje u përballën në Staples Center të Los Angelesit.
Clippers, dëshironte që ta mposht Toronto Raptorsin, para tifozëve të tij, ku deri në çerekun e tretë çdo gjë shkonte në rregull.
Por, skuadra nga Kanada, e dëshiroi fitoren më shumë, ku me ndihmën e Kyle Lowryt, arriti të dalë në epërsi dhe më pas ta mposht kundërshtarin me rezultat 110-98.
Lowry luajti me 25 pikë, 7 asistime e 3 kërcime, duke u bërë më i miri tek Raptors, derisa në anën tjetër u dallua me 23 pikë J.J Redick, por të pamjaftueshme për fitore.
Skuadra e Torontos, e cila ka 7 humbje dhe gjenden në krye të Konferencës Lindore, e regjistroi fitoren e 23-të, kurse Clippers ka bilanc prej 20 fitoreve e 11 humbjeve, që e pozicionon atë në pozitën e gjashtë në Konferencën Perëndimore.