REFERIMI

BOROZANI/Erdis Driza
Ritestim për gjyqtarët
29 December, 2014 @16:03
Federata e Basketbollit të Kosovës ka bërë të ditur sot se më 11 janar do të bëhet ritestimi i gjyqtarëve, që nuk kanë kaluar testin në afatin e parë.
Gjithashtu, të gjithë ata të cilët e kanë thirrjen e gjyqtarit, e nuk janë paraqitur në afatin e shtatorit, do ta kenë mundësinë t’i nënshtrohen provimit në testin fizik dhe atë teorik.
Komisioni që do të mbikëqyr mbajtjen e provimeve do të përbëhet nga 3 anëtarë: Alban Lumi, Azem Hoxha dhe Daut Mehmeti.