SOT

BOROZANI/Erdis Driza/Arkiv
Hapet afati kalimtar
5 January, 2015 @11:00
Të gjitha skuadrat e basketbollit këtë javë do të mund të jenë në treg për tu përforcuar me basketbollistë vendorë e të huaj, ashtu që të nisin pjesën e dytë të stinorit me më shumë forcë për t’i realizuar ambiciet e tyre.
Kjo, pasi që Federata e Basketbollit të Kosovës ka bërë të ditur zyrtarisht se nga sot, 5 janar, është hapur afati kalimtar i basketbollistëve, ndërsa ai do të zgjasë deri të hënën tjetër, 12 janar.
Deri më tani, Sigal Prishtina, ka zyrtarizuar një përforcim të huaj, ndërsa Peja që ka larguar Jan Mocnikun, pastaj Bashkimi që ka larguar King Tawaskin e Noel Johnsonin si dhe Trepça - do të pritet të godasin me të përforcime të huaja brenda kësaj jave.
Ylli dhe Vëllaznimi do të jenë në luftë potenciale për Play-Off, derisa Besa e Kastrioti do të kërkojnë t’i shkaktojnë telashe këtyre tjerëve, varësisht prej përforcimeve.