REKORD NË DEBUTIM

Jan Mocnik, me fanellën e Heliosit/ Foto: Kosarkaska Sveza Slovenia
17 asistime në debutim!
4 January, 2015 @16:19
Ish organizatori i Pejës, Jan Mocnik, i cili u largua nga skuadra verdhezi për t’u transferuar te ekipi slloven, Helios Domzale, ka shkëlqyer në paraqitjen e tij të parë me këtë skuadër.
Mocnik në debutimin e tij me skuadrën e re ka thyer rekord në numrin e asistimeve në një ndeshje, duke realizuar 17 sosh, një më shumë se rekordi i mëparshëm prej se mbahen statistikat në kampionatin slloven.
Ai përveç 17 asistime shënoi edhe 12 pikë për t’u bërë koshashënuesi i dytë më i mirë në skuadrën e tij, mirëpo megjithatë mundi i tij mbeti i pamjaftueshëm për fitore pasi skuadra e tij u mposht nga Portoroz me rezultat të ngushtë, 82-84.
Skuadra e Pejës dje kishte njoftuar se ka marrë dëmshpërblim simbolik për transferimin e Mocnikut në Helios.
17 podaj @JanMocnikMoka je najboljši dosežek odkar vodimo statistiko pri KZS! Druga sta Jeršin (dec 2010) in Vujasinović (nov 2013) s po 16!
— Košarkarska zveza SL (@kzs_si) January 3, 2015