FORCA VENDORE
Qallaku e Matoshi te Peja
16 January, 2017 @23:41
Dyshja pejane që shkëlqyen në pjesën vjeshtore të stinorit te Vëllaznimi i Gjakvoës, Arian Qallaku dhe Blendi Matoshi, do të veshin fanellën e Pejës në pjesën pranverore të stinorit.
Qallaku ka pasur mesatare prej 18.8 pikëve, 6 kërcimeve dhe 2.2 asistimeve për ndeshje gjatë vjeshtës në Superligë.
Në anën tjetër, Matoshi ka luajtur me 15.5 pikë për ndeshje, 6.8 kërcime dhe 1.4 asistime për ndeshje.