Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VLLAZNIA - RAHOVECI

Rahoveci arrin fitoren e parë në Ligën Unike me përmbysje

Rahoveci arrin fitoren e parë në Ligën Unike me përmbysje


5 December, 2021 @21:40

Prej sonte nuk ka më ekip që s’ka fitore në Ligën Unike! Kjo u bë pasi që skuadra e Rahovecit ka arritur të mposhtë Vllazninë në Shkodër pas një ndeshjeje interesante dhe atë me përmbysje.

Vreshtarët që ishin në disavantazh pas pjesës së parë, dhe nuk nisën mirë as të tretin çerek të lojës, kanë bërë gjithçka në 10-minutëshin e fundit të ndeshjes për të arritur te fitorja e parë e stinorit në Ligën Unike, Vllaznia 84-93 Rahoveci [16-15, 26-22, 31-22, 11-34].

Gjashtë lojtarë kanë kryer ndeshjen me pikë dyshifrore për Rahovecin sonte, ndërsa Malik Yarbrough ka kryer ndeshjen me double-double prej 20 pikëve dhe 12 kërcimeve, që gjithashtu bëri edhe 2 asistime përgjatë ndeshjes.

Me 20 pikë luajti edhe Altin Morina, ndërsa 16 të tjera për ekipin e drejtuar nga turku Serhat Sehit ka shënuar Cavon Baker.

Te Vllaznia, që pas nisjes së mirë të lojës u ndalë në çerekun e fundit më efikasi ka qenë Matthew Butler me 19 pikë, ndërsa Bryce Cashman dha 18 pikë të tjera.

Me këtë fitore Rahoveci bën bilansin 1-4 në Ligën Unike, ndërsa Vllaznia tash bëhet me bilans të njëjtë si vreshtarët, 1-4 dhe të dyja ekipet janë në fundin e renditjes së Ligës Unike pas pesë xhirosh të luajtura.

TABELA AKTUALE:

1. Ylli 4-1
2. Peja 3-2
3. Teuta 3-2
4. Tirana 3-2
5. Prizreni 3-2
6. Kamza 2-3
7. Vllaznia 1-4
8. Rahoveci 1-4.


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike