RAHOVECI - IBRI
TOPSPORTI / Arian Paçarizi
Rahoveci dorëzohet në pjesën e dytë
26 February, 2020 @21:08
Skuadra e Rahovecit u mposht edhe një herë në “Mizahir Isma” kundër Ibrit.
Rahoveci pjesën e parë e mbylli me 7 pikë epërsi (45-38), derisa në pjesën e dytë u dorëzua. Së pari çerekun e tretë Ibri e mbylli duke shënuar 26 pikë dhe pësuar 12, për të hyrë në 10 minutëshin e fundit me 7 pikë epërsi, kurse më pas epërsinë nuk e lëshoi as në çerekun e fundit dhe e mposhti Rahovecin me rezultat 69-80.
Nemanja Simovic me 22 pikë, 8 asistime e 5 kërcime dhe Marko Ljujic me 17 pikë e 10 kërcime ishin më të mirët te Ibri.
Te Rahoveci u dalluan Aron Nwankwo me 17 pikë e 14 kërcime, Raheem Johson me 16 pikë dhe Joshua McFolley me 11 pikë.
Ibri me këtë fitore ngritet në pozitën e tretë me 4 fitore e 5 humbje, derisa Rahoveci me 3 fitore e 6 humbje gjendet në fund të tabelës në Ligën Ballkanike.
TABELA AKTUALE BIBL
1.Academic Bultex 7-1
2.Peja 5-4
3.Ibri 4-5
4.Vllaznia 3-6
5.Rahoveci 3-6