Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MATCH REPORT: RAHOVECI - TREPÇA

Rahoveci fiton dramën ndaj Trepçës

Foto: KBRahoveci/fb

Rahoveci fiton dramën ndaj Trepçës


8 December, 2020 @16:58

Ndeshja mes Rahovecit dhe Trepçës pa fituesin e ndeshjes në sekondat e fundit të saj, pasi që pas çerekut të dytë fenomenal të vreshtarëve, minatorët u rikthyen në çerek të tretë dhe ishin shumë afër fitores.

Mirëpo, në momentet e fundit të ndeshjes, kur rezultati ishte 80-78 në të mirë të vendasve, Valdrin Haxhiu 14 skeonda para fundit nuk arriti të qëllojë për 3 pikë, duke i dhënë mundësi Rahovecit që të shënojë edhe një pikë nga dy gjuajtjet e lira, të cilat i shutoi Alban Veseli.

Edhe një rast në 9 sekondat e mbetura për minatorët shkoi huç, pasi që Kalin Fisher në sulmin e fundit nuk arriti të çonte ndeshjen në vazhdime në tentimin e tij për tri pikë 4 sekonda para gongut të fundit të lojës, për përfundimtaren 81-78 [15-19, 28-14, 17-23, 21-22]

Te Rahoveci që po drejtohet nga Bujar Loci më efikasi ka qenë sonte Isaiah Traylor me 25 pikë, i cili luajti pa pushuar fare për 40-minuta në parket.

TABELA AKTUALE

Por, pos tij edhe 3 lojtarë tjerë luajtën nga 40-minuta sot. Marvin Jones dha 22 pikë, Alban Veseli 16 pikë e 11 kërcime për të kryer ndeshjen me double-double, kurse Amadi Ikpeze përfundoi ndeshjen si lojtari më i mirë i vreshtarëve me 11 pikë, 10 kërcime, 2 asistime dhe 2 bllokada në fitore.

Te mitrovicasit, Kalin Fisher shënoi 24 pikë, 7 kërcime e 5 asistime për ekipin e tij, duke mos arritur të shënojë ndoshta pikët vendimtare të skuadrës në përballjen ku ishin pranë befasisë.

Të drejtuar nga Neven Plantak, te Trepça u dalluan edhe Mojeed Ewuosho me 17 pikë, 8 kërcime, 6 asistime si dhe Deshaun Haygood që kontribuoi me 14 pikë.

Pas kësaj fitoreje Rahoveci barazohet me bilans 4-2 me Yllin, me të cilin do të luftojnë për pozitë të dytë të tabelës, ndërsa Trepça ka të kundërtin bilans, 2-4.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga