BALKAN LEAGUE
Rahoveci luan për pozitën e tretë
6 February, 2020 @11:36
Nënkampioni i Superligës së Kosovës, Rahoveci, sonte do ta luajë ndeshjen e fundit në fazën e grupeve në kuadër të Ligës Ballkanike.
Me fillim nga ora 17:00, Rahoveci do të jetë mysafire e skuadrës së Ibrit, derisa vreshtarëve i duhet një fitore me së paku 3 pikë dallim për t’u ngritur në pozitën e tretë.
Ibri në ndeshjen e parë e kishte mposhtur Rahovecin me rezultat 74-77.
Rahoveci aktualisht ka bilanc prej 2 fitoreve e 5 humbjeve në Ligën Ballkanike.
TABELA AKTUALE
1.Academic 7-1
2.Peja 5-3
3.Ibri 3-4
4.Vllaznia 2-6
5.Rahoveci 2-5