Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RAHOVECI - TIRANA

Rahoveci mposhtë Tiranën në Ligën Unike

Rahoveci mposhtë Tiranën në Ligën Unike


19 January, 2022 @18:45

Në ndeshjen e luajtur sonte në kuadër të Ligës Unike, skuadra e Rahovecit e ka mposhtur Tiranën në “Mizahir Isma”.

Ndeshja mes skuadrave në fjalë u mbyll me rezultat 100-89 për skuadrën nga Kosova.

Dy çerekët e parë (25-19, 32-21) bënë që Rahoveci të futet në pjesën e dytë me epërsi të konsiderueshme, e ndonëse Tirana u përmirësua në pjesën e dytë (22-23, 21-26), për përmbysje ishte vonë dhe ndeshja u mbyll me fitoren e Rahovecit.

Milik Yarbrough (31 pikë, 7 kërcime, 2 asistime) ishte fantastik te Rahoveci sonte, ndërkohë që pikë dyshifrore patën edhe Musab Mala (25) e Fisnik Rugova (20).

Sa i përket Tiranës, më i dalluari sonte ishte Endrit Hyseangolli me 25 pikë, 17 kërcime e 1 asistim.

Pas 8 ndeshjeve të zhvilluara këtë sezon në Ligën Unike, Rahoveci ka bilanc prej 3 fitoreve e 5 humbjeve, kurse Tirana me numër të njëjtë të ndeshjeve të luajtura ka bilanc 4-4.

Ndeshjen e radhës Rahoveci e luan në udhëtim te Teuta e Durrësit më 22 janar, kurse Tirana e pret Prizrenin në po të njëjtën datë.


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike