Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PLAY OUT: RAHOVECI - PRISHTINA E RE

Rahoveci siguron Superligën 22/23

Foto: KBRahoveci/Sh.Berisha/fb

Rahoveci siguron Superligën 22/23


30 April, 2022 @21:42

Rahoveci ka marshuar në përballjen e dytë ndaj Prishtinës së Re për të mos lënë dilema për edicionin tjetër të Superligës. Skuadra e vreshtarëve që u desht të luajë ndeshje PlayOuti për të siguruar Superligën 2022/23 ka mposhtur Prishtinën e Re në Mizahir Isma sonte, duke përmbysur epërsinë 4 pikëshe të mysafirëve nga ndeshja e parë për të fituar bindshëm ndeshjen dhe siguruar Superligën.

Rahoveci mposhti Prishtinën e Re 120-87 [34-17, 23-22, 37-22, 26-26] dhe kështu ekipi i drejtuar nga Ljupcho Malinkov mbijetoi në Superligë, lehtë dhe pritur.

Musab Mala kreu ndeshjen me triple-double derisa dha rekord-pikë personale këtë stinor, 32, për të shënuar edhe 10 kërcime e 15 asistime në fitore.

Fisnik Rugova, që nuk luajti në ndeshjen e parë ka qenë gjithashtu tepër i mirë, duke shënuar 28 pikë e 11 kërcime, shto këtu edhe 6 asistime në këtë fitore.

Prishtina e Re bëri ballë aq sa mundi ndaj vreshtarëve, por mungesa e përvojës në ndeshje të mëdha vendosi, njëjtë sikurse edhe mungesa e lojtarit më të dalluar të tyre të stinorit Dion Haxhosaj. Nuk mjaftuan as 31 pikët e Mërgim Jakupit e 27 të tjerat të Don Polloshkës sonte, që shutoi 5/10 për tri pikë për të bërë më shumë për ekipin, derisa në stinorin tjetër do të garojnë përsëri në Ligë të Parë.


 
Të gjitha lajmet nga