LARGOHET SPAQI
![Rahoveci zyrtarizon ndarjen me Spaqin Rahoveci zyrtarizon ndarjen me Spaqin](https://topsporti.com/images/uploads/_new_article/kbrahoveci-valentin-spaqi-coach-bench.jpg)
Rahoveci zyrtarizon ndarjen me Spaqin
8 July, 2016 @12:41
Skuadra që pritet të debutojë në Superligë këtë stinor 2016/17, KB Rahoveci, përmes një njoftimi në faqen zyrtare të saj ka bërë të ditur se ka ndarë rrugët me trajnerin prizrenas, Valentin Spaqi.
Duke i dëshiruar suksese në vazhdim të karrierës dhe duke kërkuar mbështetje nga tifozët e ekipit, rahovecianët kanë thënë se janë në bisedime me trajner të ri potencial të ekipit dhe se do të jenë gati për Superligë, që të paraqiten sa më mirë aty.
Spaqi, morri drejtimin e Rahovecit në stinorin e kaluar dhe me një seri rekorde, pa humbje gjatë gjithë stinorit të rregullt çoi ekipin deri në finale të Play-Offit të Ligës së Parë për të siguruar elitën e basketbollit për herë të parë në histori të këtij vendi.
“Roli i trajnerit Spaqi dhe emri i tij në klubin tonë por edhe në tërë Rahovecin do të mbetet i shkruar në histori dhe nuk do të harrohet asnjëherë,” ka shkruar ndër të tjera njoftimi i KB Rahoveci, i botuar në Facebook.
Ndarja mes Spaqit dhe Rahovecit besohet të ketë ardhur për shkak të ri-shqyrtimit të rrogës së trajnerit.
Rahoveci kishte mposhtur në finale të Play-Offit të stinorit të kaluar Dritën e Gjilanit me rezultat të përgjithshëm 2-1 në seri, ndërsa festa kishte zgjatur natë e ditë në Rahovec, për inkuadrimin ‘sefte’ në Superligë.