KB RAHOVECI

Foto: KB Rahoveci
Rahoveci zyrtarizon përforcimin amerikan
27 October, 2021 @20:07
Tyheim Monroe është përforcimi më i ri i skuadrës së Rahovecit.
Basketbollisti në fjalë u zyrtarizua te skuadra vreshtare para pak orësh përmes një postimi në Facebook.
I gjatë 201 centimetra dhe i lindur në vitin 1995, amerikani Monroe luan në pozitat 3/4, pozitë ku Rahoveci çalonte këtë fillim stinori.
Në të kaluarën lojtari në fjalë ka luajtur në NCAA, kurse së fundi ishte pjesë e skuadrës braziliane Unifacisa Paraiba.
Për më tepër, pritet që Rahoveci shumë shpejt të përforcohet edhe me një basketbollist të huaj si dhe të zyrtarizojë ardhjen e një trajneri gjithashtu të huaj.