Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVA PREZANTON PËRZGJEDHËSIN E RI

Rami Hadar, edhe zyrtarisht merr timonin e Kosovës

Fotot: FBK

Rami Hadar, edhe zyrtarisht merr timonin e Kosovës


22 May, 2023 @16:16

Trajneri i ekipit të Pejës, Rami Hadar, është zyrtarizuar sot si përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës në basketboll. Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka prezantuar edhe zyrtarisht sot trajnerin izraelit, si timonier të Dardanëve për parakualifikimet për Eurobasket 2025.

Kosova është në Grupin H parakualifikues ndërsa përballë do të ketë Zvicrën dhe Danimarkën në luftë për të shkuar në raund tjetër kualifikimesh. Herën e fundit, Kosova nën drejtimin e grekut Christos Marmarinos nuk kishte arritur të tejkalonte grupin parakualifikues.

”“Së pari falënderoj Federatën për mundësinë. Jam shumë krenar që më është besuar kjo punë dhe së bashku me këtë punë vjen dhe përgjegjësia e saj dhe ju premtoj që do të bëjë gjithçka nga ana ime. E shoh si një sfidë në karrierën time si dhe një nga punët më të rëndësishme”.
ka thënë ndër të tjera trajneri 56-vjeçar.

Rami Hadar ka nënshkruar kontratë për të punuar si përzgjedhës i Kosovës deri në vitin 2026. Ai ka shtuar se objektiv pos rezultateve do të ketë edhe krijimi i gjeneratës së re në ekipin A të Kosovës.

Kujtojmë, Hadar erdhi në shkurt te KB Peja, ku këta të fundit kishin një krizë rezultatesh dhe eliminim befasues nga Kupa e Kosovës. Me ardhjen e tij, Peja arriti të dalë e dyta në renditje tabelare, për të shkuar direkt në gjysmëfinale të playoffit, ku pasi eliminon kampionin e dyfishtë dhe të vitit të kaluar, Ylli, në finale mposhti Trepçën në një seri jashtëzakonisht dramatike, 3-2, ku në ndeshjen e fundit u shkua në vazhdime - për t’ia sjellë pejanëve titullin e parë të kampionit pas 10 vitesh.

Rami Hadar @ Kosova

Ditë më parë, edhe Peja zyrtarizoi vazhdimin e marrëveshjes me Hadarin për një sezon tjetër.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga