Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ANADOLU EFES - REAL MADRID

Real Madrid rrëmben fitoren nga Anadolu Efesi

FOTO / Euroleague

Real Madrid rrëmben fitoren nga Anadolu Efesi


29 December, 2020 @21:28

Real Madridi e mposhti Anadolu Efesin me rezultat 65-73.

Skuadra turke e mbylli pjesën e parë në epërsi prej 6 pikëve (37-31), derisa në pjesën e dytë Real Madridi ishte skuadra më kërkuese. Skuadra spanjolle, në çerekun e tretë kaloi në epërsi 1 pikëshe, derisa në fund e mposhti kundërshtarin me 8 pikë epërsi.

Fabien Causeur ishte koshashënuesi më i mirë te madrilenët me 15 pikë, kurse u ndihmua edhe nga Trey Thompkins me 13 pikë të tjera.

Te Anadolu Efes i vetmi me pikë dyshifrore ishte Vasilije Micic me 16 pikë.

Real Madridi me këtë fitore dhe me një ndeshje më shumë, ngritet në pozitën e dytë me 12 fitore e 5 humbje, kurse Anadolu Efes ka bilanc prej 8 fitoreve e 9 humbjeve.


 
Të gjitha lajmet nga Euroleague