GRUPI B
Reali i patundshëm
20 December, 2013 @1:49
Nëse përmendet fjala “humbja”, atëherë skuadra e fundit që do të kujtohet, do të ishte Real Madridi. Los Blancos, në Grupin B, bëri shkelje masive ndaj skuadrave tjera në grup.
Gati të gjitha ndeshjet, i përfunduan me epërsi të rehatshme. Kështu edhe në ndeshjen e fundit kundër Anadolu Efesit, arritën një epërsi të ngjajshme, pra ndeshja përfundoi me rezultat 86-61, në favor të Realit në Abdi Ipekci të Stambollit.
Sergio Rodriguez, luajti rol të rëndësishëm në fitoren e spanjollëve, me 24 pikë, pesë asistime e tre kërcime, ndërsa në anën tjetër u dallua Dusko Savanovic me 20 pikë, por nuk mjaftuan për skuadrën e trajnerit Oktay Mahmuti, të cilët megjithatë arritën të kualifikohen në TOP 16 të Euroleagues.
Pra, Los Blancos e përfundoi aventurën në grup pa humbje, me dhjetë fitore. Ndërsa Anadolu Efes, fitoi biletën për në TOP 16, falë Zalgirisit, që e mposhti Brose Basketsin.
Video
Anadolu Efes-Real Madrid