XHIROJA XIV
Ndeshjet, para Vitit të Ri
19 December, 2013 @10:33
Me derbin lokal Sigal Prishtina - RTV 21 sot pasdite nis xhiroja e fundit e Superligës së Kosovës në basketboll për pjesën vjeshtore të saj.
Kampionja Peja luan nesër ndaj Kastriotit në Karagaç, pasi që dje kishin ndeshje në kuadër të Balkan League dje sot duhet të pushojnë.
Përndryshe, përveç Sigal Prishtinës me RTV 21, ndeshje interesante pritet të luhen edhe në Pejë, ku Besa pret Trepçën si dhe në Prizren ku Bashkimi pret Dritën e Gjilanit.
Basketbollistët do të duhen të durojnë edhe një xhiro të ftohtit e palestrave në vend dhe pastaj do t’i futen gjumit dimëror të ndeshjeve që do të zgjas afro dy muaj.
Te ndeshja Bashkimi-Drita pritet rivalitet i lartë pasi që prizrenasit dëshirojnë të vulosin vendin e katërt të tabelës së klasifikimit para përfundimit të gjysmëstinorit.
Të dyja skuadrat kanë bilanc të njejtë të fitoreve dhe të humbjeve dhe ndeshja pritet të jetë interesante kur dihet se edhe në ndeshjen e zhvilluar më parë këtë stinor në Bashkim Selishta - Petriti të Gjilanit, ndeshja ka qenë tejet interesante.
Për më tepër shikoni tabelën e klasifikimit para ndeshjeve të kësaj xhiroje.
Ndeshja e mbetur e xhiros XI ndërmjet Pejës dhe RTV 21 luhet të dielën.
SUPERLIGA, Xhiroja XIV
SONTE 17:15 - Pallati i Rinisë, Prishtinë | Sigal Prishtina - RTV 21 | Takimet e deritashme (1-0) | Gjyqtarë: Arbnor Rifati, Hektor Grezda dhe Fisnik Ramadani) |
SONTE 18:00 - Karagaç, Pejë | Besa - Trepça | Takimet e deritashme (0-1) | Gjyqtarë: Faton Kurshumliu, Atdhe Goçaj dhe Arben Elshani) |
SONTE 19:00 - Sezai Surroi, Prizren | Bashkimi - Drita | Takimet e deritashme (1-0) | Gjyqtarë: Mehdi Gashi, Daut Mehmeti dhe Ilhan Xhaka; |
NESËR 18:00 - Karagaç, Pejë | Peja - Kastrioti | Takimet e deritashme (1-0) | Gjyqtarë: Alban Vula, Edmond Raça dhe Azem Hoxhaj) |