TALENTI I PRISHTINËS
Rekord minuta për Rinor Pecin
10 December, 2016 @19:09
Basketbollisti i ri i Sigal Prishtinës, Rinor Peci, për herë të parë në karrierën e tij ka përjetuar një ndeshje të plotë pa pushim në Superligë.
Ai sonte ndaj Vëllaznimit të Gjakovës është angazhuar nga trajneri Jeronimo Sarin për 40 minuta lojë, tregojnë statistikat e ndeshjes.
RAPORTI I NDESHJES PRISHTINA - VËLLAZNIMI
Peci për këto minuta ka shënuar 17 pikë, 6 asistime dhe 3 kërcime për Sigal Prishtinën në fitoren e tetë të stinorit për bardhekaltërit.