FIBA RANKING DECEMBER 2018
Rënie drastike e Kosovës në FIBA renditje
6 December, 2018 @19:01
Pas dy humbjeve të radhës në kuadër të ndeshjeve të dritares së radhës për kualifikime në Eurobasket 2021, Kosova ka pësuar rënie drastike në renditjen e FIBAs.
Përfaqësuesja e Kosovës nga pozita e 82-të e renditjes së FIBAs në botë, ka rënë për 9 pozita (rënia më e madhe prej se bën pjesë Kosova në FIBA) dhe aktualisht në kalendarin e dhjetorit të vitit 2018 është në pozitën e 91-të.
Sa i përket në listën e FIBA Europës, Kosova është e nënta prej fundit, duke qëndruar në pozitën e 41-të nga 49 reprezentacione pjesëmarrëse në basketboll nga zona evropiane.
Në FIBA Evropë, më keq se Kosova në renditje janë: Qiproja, Luksemburgu, Azerbajxhani, Irlanda, Shqipëria, San Marino, Moldavia dhe Gjibraltari.
Përndryshe, TOP 5-shen e botës në basketboll sipas FIBA renditjes së këtij muaji, të fundit për vitin 2018 e përbëjnë: 1. SHBA, 2. Spanja, 3. Franca, 4. Serbia dhe 5. Argjentina.