BOREA - LIPJANI
Fituesi u caktua në sekondat e fundit
5 December, 2018 @20:46
Në ndeshjen hapëse të xhiros së XI në Superligën e Kosovës në basketboll, Lipjani e mposhti Borean me rezultat të ngushtë 75-77, në Karagaç.
Borea gjatë tërë ndeshjes ishte në epërsi, por Lipjani dhe arriti të dalë në epërsi.
Rastin për ta barazuar ndeshjen e kishte Beqë Kovaçi në 12 sekondat e fundit të ndeshjes, por ishte i pasaktë dhe ndeshja përfundoi me fitore të Lipjanit.
Musab Malaj ishte koshashënuesi më i mirë te Lipjani me 27 pikë të shënuara, derisa u ndihmua edhe nga rusi Alex Budovitsky me 20 pikë, Stacey Lambert me 16 pikë e 10 kërcime dhe Fisnik Juniku me 11 pikë e 10 asistime.
Te Borea u dalluan Beqë Kovaçi me 21 pikë, 12 kërcime e 5 asistime, Shpend Gashi me 21 pikë e 6 asistime.
Kjo ishte fitorja e dytë e stinorit për Lipjanin krahas nëntë humbjeve që i ka, derisa Borea ka bilanc prej 3 fitoreve e 8 humbjeve deri më tani.