SCOTT BAMFORTH

Reprezentuesi i Kosovës në EliteProA të Francës
24 June, 2020 @0:19
Basketbollisti i natyralizuar i Kosovës, Scott Bamforth, është bërë anëtar i ri i ekipit elit të basketbollit francez, Le Mans Sarthe Basket.
Bamforth 30-vjeçar që në stinorin e fundit luajti për Buduçnostin e Podgoricës me mesatare prej 13.1 pikësh për ndeshje dhe 2.3 asistimesh për ndeshje, ka qenë lojtar i Dinamo Sassarit italian para kësaj, ku ka treguar lojëra mjaft të mira.
Bamforth është njëri ndër amerikanët që janë natyralizuar nga vendi ynë për të mbrojtur ngjyra e Kosovës në duele të kombëtareve.
“Jam tejet i lumtur që u bëra pjesë e MSB-së dhe mezi po pres fillimin e stinorit të ri. Çdo gjë që kam dëgjuar për klubin, për qytetin ka qenë e jashtëzakonshme. Jam falenderuar ndaj ekipit për mundësinë e dhënë,” ka thënë Bamforth në deklaratën e tij të parë si lojtar i ri i Le Mansit.
KOSOVO GIRLS

22 June, 2020 @12:38
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) që nga anëtarësimi në FIBA në vitin 2015 rregullisht ka marrë pjesë me Përfaqësuese…
FIBA EUROPE

18 June, 2020 @13:36
Bordi i FIBA Evropës ka vendosur për datat e sakta të FIBA Kampionateve Evropiane të vitit 2021. Sipas vendimit të…
NJOFTIM I FBK-së
TOPSPORTI/ A. Paçarizi
12 June, 2020 @13:26
Përzgjedhësi i Kosovës, Christos Marmarinos do të ligjërojë para trajnerëve të Kosovës me anë të një videokonference. Videokonferenca do të…
DARDAN BERISHA

TOPSPORTI/ Arian Paçarizi
11 June, 2020 @13:44
Në një intervistë të dhënë për faqen zyrtare të FBK-së, basketbollisti më i mirë i Kosovës, Dardan Berisha, ka thënë…
KOSOVA

9 June, 2020 @10:59
Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të grumbullohet në pjesën e dytë të muajit gusht. Përgatitjet do të udhëhiqen nga…