PRIZRENI / COACH
Rifati mbetet në fole
30 June, 2019 @16:08
Trajneri i Prizrenit, Arbnor Rifati, do të jetë në krye të skuadrës edhe në stinorin 2019/20.
Rifati kishte disa oferta nga skuadra tjera, por nuk lëvizi nga skuadra prizrenase.
Arbnori në një bisedë me TopSporti.com ka thënë se do të jetë edhe një stinor për të shkruar përsëri histori me skuadrën e tij.
“Edhe pse kisha disa oferta tjera, vendosa që të jem në krye të skuadrës, sepse suksesin që e treguam në sezonin e kaluar, së bashku do të punojmë për ta ngritur edhe më lartë”.
Prizreni në stinorin debutues të tij, ka arritur të kualifikohet në Play Off dhe luajti në Final 4 të Kupës së Kosovës.