ARBNOR RIFATI
Rifati: Pas trepikëshit të Myles, nuk do të mund të na ndalë askush
28 April, 2021 @0:06
Trajneri i Ponte Prizrenit, Arbnor Rifati, është treguar ambicioz pas fitores së sontme ndaj Pejës.
Ponte Prizreni fitoi pas vazhdimeve me trepikëshin e Divine Myles, i cili shënoi në sekondën e fundit për ta barazuar rezultatin e serisë në 1-1.
RAPORTI I NDESHJES
“Ky trepikësh do të jetë vendimtar edhe për përcaktimin e finalistit. Pas këtij shënimi nuk mendoj se do të mund të na ndalë dikush. Definitivisht kjo është finale para finales. Këto dy skuadra do të ishte mirë të luajnë në finale pasi që po bëjnë basketboll të pëlqyeshëm”, tha Rifati për Art Sport.
Më tej, trajneri Rifati komentoi edhe rrjedhën e lojës.
“Ne filluam vrullshëm si në lojën e parë, por në çerekun e tretë çaluam. Peja arriti ta ndalë lojën tonë të shpejtë sepse në momentin kur luanim 5 me 5, kishim probleme. Por fati ishte sot në anën tonë. Cila do skuadër që do të fitonte, nuk do të ishte mëkat”, tha ai.