Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARBNOR RIFATI

Rifati porosit skuadrat e Superligës: Duaje tënden!

Rifati porosit skuadrat e Superligës: Duaje tënden!


2 March, 2021 @22:42

Trajneri i Ponte Prizrenit, Arbnor Rifati, pas ndeshjes me Bashkimin ku skuadra e tij fitoi me rezultat 117-95, dha një porosi për të gjithë skuadrat e Superligës.

Rifati, tha se skuadrat e Superligës duhet ta ndjekin praktikën e Ponte Prizrenit dhe të Bashkimit, duke aluduar në emërimin e trajnerëve vendorë, pasi që sipas tij, ata nuk kanë asgjë më pak se trajnerët e huaj.

“Dua ta komplimentoj trajnerin e Bashkimit, Illmen Bajra, i cili është duke bërë një punë jashtëzakonisht të mirë. Jemi dy trajnerët e vetëm vendorë pikërisht nga qyteti historik i Prizrenit që i udhëheqim dy skuadrat dhe i bëj thirrje të gjitha klubeve që ta ndjekin këtë praktikë, pasi që të huajt nuk kanë asgjë më shumë se ne. Ne e dijmë se çdo qytet i Kosovës ka ikona dhe legjenda të basketbollit, kemi trajnerë të licencuar në FECC, kështu që le t’i japin edhe klubet hapësirë trajnerëve vendorë, pra duaje tënden”, tha ai për mikrofonin e kanalit televiziv që e transmetoi i ndeshjes.

RAPORTI I NDESHJES

Ndërkaq, lidhur me ndeshjen, Rifati tha se efikasiteti i lartë për tri pikë ishte çelësi i fitores.

“Sa herë që ne luajmë me Bashkimin, vetë fjala derbi i qytetit ka peshë të rëndë dhe secila ndeshje ka vlerën e vetë. Sot ishte një ditë e shënimeve, 117-95, që karakterizon një efikasitet të lartë. Dy ekipet kemi treguar lojë të bukur për teleshikuesit. Unë e komplimentoj lojën e Bashkimit dhe në të njëjtën kohë djelmoshat tanë i përgëzoj për angazhimin. Kemi qenë në një ditë të mirë të shutit, ku kemi përfunduar ndeshjen me 40% për tri pikë, që mendoj se ishte edhe çelësi i fitores,” tha trajneri prizrenas.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga