Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRIZREN

Rigon Hasi zyrtarizohet si ndihmës i Rifatit për edicionin e ri

Rigon Hasi zyrtarizohet si ndihmës i Rifatit për edicionin e ri


31 July, 2022 @20:19

KB Prizreni ka zyrtarizuar në pasditen e sotme ndihmës-trajnerin e ri të ekipit, pas largimit të Edin Kërveshit në drejtim të Bashkimit.

Kështu, në edicionin 2022/23 ndihmës i parë i kryetrajnerit Arbnor Rifati në shtabin teknik të KB Prizrenit do të jetë Rigon Hasi, një ish-basketbollist, që tashmë ka 4-vite përvojë pune me gjeneratat e reja.

“Arbnor Rifati së bashku me Rigon Hasin do jenë dyshja e trajnerëve që do ta udhëheqin ekipin për edicionin 2022/23. Rigon Hasi ish basketbollist i cili për 4 vite ka punuar si trajner me gjeneratat e reja në sfidën e re do jetë shumë i fokusuar për arritjen e qëllimeve të klubit,” ka shkruar njoftimi i klubit bardhezi nga Prizreni që fitoi vjet Superkupën e Kosovës.

Përndryshe, me kompletimin e shtabit teknik nuk ka përfunduar asgjë sa i përket risive te KB Prizreni, pasi që ekipi ka bërë të ditur në njoftim se shpejt do të prezantohen edhe 2 super-përforcime, njëri nga të cilët është “magjistar”!


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike