Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KUPA E KOSOVËS

Rikthehet Kupa në kryeqytet, titulli i 12

Rikthehet Kupa në kryeqytet, titulli i 12


7 February, 2021 @15:59

KBF Prishtina, duke e mposhtur KBF Bashkimin me rezultat 75-71, e fitoi Kupën e Kosovës te femrat.

Vashat e trajnerit Fidan Shatrit e mbyllën çerekun e parë me dy pikë epërsi, kurse pjesën e parë e mbylli në epërsi skuadra prizrenase 31-33.

Më pas, KBF Bashkimi në çerekun e tretë epërsinë e ngriti në 10 pikë, 47-57.

Kurse çereku u katërt i takoi totalisht Prishtinës. Vashat e Prishtinës pësuan 14 pikë, kurse shënuan 28 pikë për ta mposhtur kundërshtarin.

Alexis Tolefree ishte më e mira me 37 pikë, 5 kërcime e 2 asistime. Ajo u ndihmua edhe nga Irma Konjusha me 17 pikë të tjera.

Te Bashkimi u dalluan Aisha Balarabe me 19 pikë, 22 kërcime e 6 asistime, së bashku me Saranda Dacin me 14 pikë, 15 kërcime e 6 asistime.

SKEMA E KUPËS SË KOSOVËS

Kjo ishte Kupa e 12 në histori të KBF Prishtinës, derisa e rikthyen Kupën në kryeqytet pas një viti, pasi që vitin e kaluar këtë trofe e fitoi Bashkimi.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave