Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRIZRENI - PEJA

Rikthimi i Pejës nis me fitore

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

Rikthimi i Pejës nis me fitore


29 September, 2019 @18:53

Në ndeshjen e parë pas rikthimit në elitën e basketbollit kosovar, skuadra e Pejës ka shënuar fitore me rezultat 70-78 ndaj Prizrenit në “Sezai Surroi”. Kjo ishte ndeshja e parë zyrtare e pejanëve nën drejtimin e trajnerit Jeronimo Sarin.

Peja, edhe pse në mungesë të Drilon Hajrizit që sipas informacione të TopSport-it ka pësuar një lëndim jo shumë serioz, ishte skuadër më e mirë se Prizreni përgjatë gjithë ndeshjes, derisa shkëputjen prej 9 pikëve epërsi pas pjesës së parë, e menaxhoi mjaft mirë deri në fund të takimit dhe kështu arriti ta mbyllë takimin me fitore.

TABELA AKTUALE

Malcolm Armstead ishte lojtari më i mirë i pejanëve me 26 pikë, 6 asistime e 3 kërcime, derisa duhet përmendur edhe Henrik Sirko, i cili luajti me double-double prej 17 pikëve, 13 kërcimeve e 5 asistimeve.

Në anën tjetër, te Prizreni që sonte ishte pa amerikanin Eliott Cole, i lënduar, më të mirët ishin Malcolm Canada me 21 pikë, 7 kërcime e 5 asistime dhe Arnold Sanders me 20 pikë, 5 asistime e 4 kërcime.

Xhiron e ardhshme, Prizreni i shkon Prishtinës, kurse Peja pushon.


 
Të gjitha lajmet nga