SPAQI PAS NDESHJES
Rilind basketbolli në Rahovec
30 April, 2016 @23:37
Me stinorin që u mbyll 24-1 duke përfshirë edhe finalet ndaj Dritës në play-off, trajneri Valentin Spaqi foli ekskluzivisht për Borozani.com pas ndeshjes finale, ndeshje në të cilën klubi i Rahovecit e siguroi plasmanin në Superligë për stinorin e ardhshëm.
“Nuk mund t’i shpjegoj emocionet, nuk ka emocione më të mira. Sa i përket tifozëve, në qytetin e Rahovecit ka rilindur basketbolli. Këtu ka mundësi për punë, kushtet janë të mira dhe mendoj që Rahoveci e ka merituar Superligën, sepse ka potencial të jashtëzakonshëm. I falëndëroj tifozët për përkrahjen, e falëndëroj kryetarin Bekim Hoxha, i cili asnjëherë nuk ngurroi të na dhuronte mbështetje maksimale dhe të gjithë bashkë e arritëm qëllimin tonë për të qenë në Superligë sezonin e ardhshëm. Ashtu siç e kam thënë gjithmonë, e përsëris shprehjen time që trimit dhe punëtorit i ndihmon Zoti. Edhe neve na ndihmoi Zoti.” - u shpreh pas ndeshjes për Borozani.com, Valentin Spaqi.
Nga viti i ardhshëm Rahoveci do të jetë pjesë e Superligës së Kosovës në basketboll, ndërsa thuhet që edhe fondet nuk do të mungojnë.