FINALJA
Superliga mëson anëtarin e ri
30 April, 2016 @21:05
Skuadra e Rahovecit është kampione e Ligës së Parë dhe anëtarja më e re e Superligës për edicionin e ardhshëm.
Në palestrën e stërmbushur në Suharekë, Rahoveci arriti ta mposht sot Dritën me rezultat të ngushtë 98-83.
Vendasit në shumicën e kohës ishin në epërsi, madje epërsia herë pas here bëhej edhe dyshifrore.
Falë lojës së mirë sidomos të Alban Latifaj dhe Arion Ballukut, Rahoveci e mbylli pjesën e parë me 10 pikë epërsi, 52-42, ndërsa në çerekun e fundit hyri me 16 pikë epërsi.
Megjithatë ky rezultat nuk jepte edhe aq garancion për fitore, pasi gjilanasit treguan lojë më të fortë në çerekun e katërt dhe u afruan dukshëm në rezultat, por jo edhe aq sa për të bërë befasinë.
Me fitoren e Rahovecit, ka përfunduar seria finale e Playoffit ka përfunduar me rezultat të përgjithshëm 2-1.
Koshashënuesit te Rahoveci
1 | Alban Latifaj | 29 pikë | ||
2 | Arion Balluku | 26 pikë | ||
3 | Driton Bajrami | 12 pikë | ||
4 | Ardit Osmani | 11 pikë | ||
5 | Mustafë Merovci | 10 pikë | ||
6 | Albatrit Berisha | 8 pikë | ||
7 | Besnik Sharku | 2 pikë |
Koshashënuesit te Drita
1 | Qëndrim Demi | 30 pikë | ||
2 | Burim Aliu | 15 pikë | ||
3 | Driton Sylejmani | 15 pikë | ||
4 | Amir Bunjaku | 12 pikë | ||
5 | Laurant Ibrahimi | 7 pikë | ||
6 | Leotrim Bajrami | 4 pikë |