Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VENDOSET NË DUELIN E FUNDIT

Wade siguron Miamin, seria 3-3

REUTERS/Arkiv

Wade siguron Miamin, seria 3-3


30 April, 2016 @6:54

Miami Heat nuk ka lejuar që Charlotte ta përfundojë serinë në shtëpi. Me Dwyane Waden e shkëlqyeshëm sot, posaçërisht në momente vendimtare, Miami i ka bërë të ditur Hornetsit se gjithçka do të vendoset në shtëpin e nxehtë të tyre.

Wade shënoi treshe (nuk ka shënuar që nga dhjetori asnjë treshe), pastaj bllokoi Kemba Walkerin e Hornetsave në sulmin tjetër, për të shënuar edhe një dypikësh nga një pozitë tërësisht e bllokuar, për t’ia dhënë përfundimisht fitoren e madhe ekipit të tij dhe për të mbajtur gjallë shpresat e ekipit.

PLAYOFF SKEMA

Te Charlotte Hornets nuk ndihmuan sonte as 37 pikët e Kemba Walkerit. Kurse Miami Heat tregoi se ka ekip, ku përveç Wade që shënoi 23 pikë, Luol Deng shënoi 21 të tjera, e Goran Dragic shtoi 14 si dhe Whiteside 12 të tjera.

Miami ka qenë 2-0 në epërsi të kësaj serie në fillim, por pastaj Charlotte riktheu gjithçka duke shënuar fitore në 3 ndeshje me radhë për 2-3. Sonte kur pritej që Charlotte të mos gabonte në shtëpi, përmes Hassan Whitesidet të disponuar dhe Dwyane Wadet të shkëlqyer, Miami barazoi në 3-3 dhe tashmë në mëngjesin e 1 majit pritet të dihet se kush e kalon këtë duel.


 
Të gjitha lajmet nga NBA