Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VENDOSET NË KANADË

Pacers 3-3 Raptors, drejt duelit 7

Pacers 3-3 Raptors, drejt duelit 7


30 April, 2016 @7:19

Atëherë kur më së shumti i duhej, Indiana Pacers regjistroi serinë 18-0 në çerek të fundit të ndeshjes dhe kaloi në epërsi për të fituar përballjen e gjashtë ndaj Toronto Raportsit sot.

Me këtë, seria u barazua në 3-3 dhe përballja e fundit do të vendos gjysmëfinalistin e Konferencën Lindore nga kjo betejë.

Paul George dhe George Hill bashkë shënuan 24 pikë në pjesë të dytë për t’ia nxjerrë Pacersit këtë fitore dhe për të çuar serinë në ndeshjen përfunditmare në Toronto.

“Ne kemi treguar shpirtin e luftëtarit sonte. Duke e ditur, si grup krejt kolektivi, se nëse nuk fitojmë sonte, stinori përfundon për ne - kemi luftuar deri në fund dhe ia arritëm,” ka thënë Paul George pas barazimit 3-3 të serisë.

P. George përfundoi ndeshjen me double-double prej 21 pikëve dhe 11 kërcimeve, ndërsa më efikasi te Raptors ka qenë DeMarre Carroll me 15 pikë të shënuara.


 
Të gjitha lajmet nga NBA