VEDRAN BOSNIC
Bosnic përsëri kampion
30 April, 2016 @11:42
Skuadra të cilën e drejton ish basketbollisti i Bashkimit dhe Pejës, Vedran Bosnic, është shpallur për herë të katërt rresht kampione e Suedisë.
Ekipi Södertälje Kings ka qenë bindshëm më i mirë se ekipi Norrkoping në serinë finale të Play-Offit, të cilin e mposhti me rezultat të përgjithshëm 4-0.
Bosnic gjatë stinorit 2003/04 kishte luajtur për Bashkimin, ndërsa më pas kishte kaluar te Peja.
Bosnic, që nga stinori 2010/11 është trajneri kryesor i skuadrës Södertälje Kings.