Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

4-2

Clippers eliminohet nga Portlandi

nba.com

Clippers eliminohet nga Portlandi


30 April, 2016 @8:41

Lëndimet e superyjeve si Chris Paul e Blake Griffin, i kushtuan me eliminim skuadrës së Los Angeles Clippersit.

Këtë hendikep, më së miri e shfrytëzoi Portlandi, duke e mposhtur ndeshjen e gjashtë me rezultat 106-103 dhe 4-2 në seri, për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Konferencës Perëndimore.

Damian Lillard, ishte më meritori me 28 pikë, derisa u ndihmua me 20 pikë të tjera edhe nga C.J McCollum.

Në anën tjetër u dallua Jamal Crawford me 32 pikë të shënuara.

SKEMA E PLAY OFFIT

Portland në gjysmëfinale të Konferencës Perëndimore, do të takohet me Golden State Warriors, me 1 maj në Oracle Arena.


 
Të gjitha lajmet nga NBA