Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RAHOVECI - VLLAZNIA

Rugova në formë, Rahoveci shpërthen për fitore

Rugova në formë, Rahoveci shpërthen për fitore


9 March, 2022 @20:39

Rahoveci ka arritur fitoren e pestë në Ligë Unike, duke e mposhtur sot Vllazninë e Shkodrës në Mizahir Isma, 97-73 [23-22, 21-22, 26-15, 27-14].

Pas pjesës së parë krejtësisht të barabartë, vreshtarët kanë shpërthyer në pjesë të dytë për të arritur te fitorja, duke i fituar dy cerekët e fundit të ndeshjes me mbi 10 pikë dallim, për finalen me 24 pikë dallim.

Fisnik Rugova, që ka qenë i qetë përgjatë pjesës më të madhe të stinorit, si duket ka hyrë në formë të mirë dhe tashmë në përballjen e tretë radhazi po tregon super formë te vreshtarët.

Reprezentuesi i Kosovës ka shënuar 23 pikë e 9 kërcime në fitore të Rahovecit sonte, ndërsa debutuesi Makol Mawien ka dhënë 19 pikë e ka bërë 17 kërcime për të kryer lojën me double-double.

Musab Mala është dalluar nga forcat vendore të skuadrës, duke shënuar 15 pikë, prej të cilave tre treshe, nga tetë tentime.

Te Vllaznia që ra në pjesë të dytë të lojës më efikasi ka qenë Redi Rakaj me 18 pikë të shënuara.

Me fitore, Rahoveci ka bërë bilancin 5-7 pas 12 xhirosh, ndërsa Vllaznia, 2-10.



LIGA UNIKE, MESHKUJT - TABELA AKTUALE:

1 Ylli 11-1
2 Peja 8-3
3 Prizreni 7-4
4 Teuta 6-5
5 Rahoveci 5-7
6 Tirana 5-6
7 Kamza 2-10
8 Vllaznia 2-10

 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike