THE COACH
Sa trajnerë defiluan në Superligë?
9 June, 2014 @21:08
Stinori i përfunduar i basketbollit kosovar riktheu në fron Sigal Prishtinën pas dy finaleve të humbura në vitet e kaluara.
Sigal Prishtina e Peja
Kampionja e nisi stinorin me turkun Ceyhun Cabadak, ndërsa e përfundoi me maqedonin e njohur, Marin Dokuzovski. E Dokuzovski në fund konsolidoi radhët e prishtinasve, edhe pse atyre nuk u shkonte keq as me Cabadakun, për të fituar titullin dhe Kupën. Me Cabadakun, bardhekaltërit kishin fituar Superkupën në fillim të stinorit.
Në anën tjetër, kampionja e stinorit të kaluar, Peja, nisi stinorin me trajnerin me perspektivë të madhe që kishte bërë Cibonën kroate kampione, Daniel Lutz.
Lutz, insistonte në ekip dhe këtë e arriti me kalim të kohës, kur shënoi një seri të hatashme në Ligën Ballkanike me Pejën. Përkundër se Peja ishte jo mirë e komponuar për shkak të largimit të disa nga lojtarëve kyq të skuadrës në verë, ai për 3 muaj punë krijoi ekipin vrasës me mbrojtje të hatashme - duke arritur ta mposht edhe Levski Sofian në Bullgari, që ka qenë një sukses i madh i pejanëve, derisa pikërisht ky Levski u bë kampion i Balkan League dhe u pranua për tre vitet e ardhshme në ABA League, ligën e Adriatikut.
Me ikjen e Lutzit, Peja nuk ishte më ajo Pejë dhe Boban Savovic që e zëvendësoi nuk arriti sukses në ligën ballkanike me verdhezinjtë. Në fund, Peja e kreu stinorin me Bujar Locin.
Të tjerët
Bashkimi, ka qenë ekip i vetëm që nuk ndërroi trajner gjatë tërë stinorit dhe arriti finalen e Kupës me Edin Kërveshin, derisa Trepça kishte një trajner tejet punëtor, Israel Martin (që ishte trajneri i parë spanjoll në Kosovë), e në fund përfundoi me Ilir Selmanin.
Drita që përfundoi stinorin në vendin e pestë, si gjithnjë ia nisi me Gyltekin Selimin, por në disa raste në mungesë të tij, vazhdoi me Arben Bislimin.
Besa, që debutoi në Superligë këtë stinor, ia nisi me njërin ndër trajnerët më të respektuar të huaj që kanë ardhur në Kosovë - Boris Kurtovic. Ujku i vjetër kroat, punoi shumë me ekipin e ri të Besës dhe krijoi nga ata një ekip që dinte të shkaktonte telashe. Me largimin e tij nga ekipi, Besa mbeti në duart e Fabian Gjukës, pejanit që çoi ekipin në Final Four të Kupës.
Kastrioti, që mbijtoi vetëm pas Play-Outit nisi stinorin me Blerim Krasniqin, derisa suksesin e mbijetesës e nisi me Fuad Behlulin dhe e arriti me amerikanin Rickey George, që fitoi tre ndeshje - të mëdha - për ferizajasit.
RTV 21, që u rrëzua nga elita e basketbollit kosovar, mund të thuhet që ka qenë zhgënjim, pasi që drejtuesit e klubit shkurtuan fondet e ekipit. Ia nisën stinorin me Adin Adinovicin, pastaj bënë transferin më të mirë të mundshëm në Kosovë - duke e kthyer Arben Krasniqin në basketboll, por stinorin e përfunduan me Andin Rashicën.
Pra, siç po mund edhe të shihet mbi: te Peja, Kastrioti dhe RTV 21 kanë defiluar nga tre trajnerë këtë stinor, derisa të gjitha ekipet tjera kanë zëvendësuar të parin për të përunfunduar stinorin me të dytin - e Bashkimi, nisi e përfundoi me një vendor dhe atë suksesshëm në krahasim me buxhetin që kanë pasur.
TRAJNERËT DHE SKUADRAT:
SIGAL PRISHTINA > | Ceyhun Cabadak TUR | Marin Dokuzovski MAQ | |
PEJA > | Daniel Lutz KRO | Slobodan Savovic MiZ | Bujar Loci KOS |
BASHKIMI > | Edin Kërveshi KOS | ||
TREPÇA > | Israel Martin SPA | Ilir Selmani KOS | |
DRITA > | Gyltekin Selimi KOS | Arben Bislimi KOS (në mungesë të Selimit) | |
BESA > | Boris Kurtovic KRO | Fabian Gjuka KOS | |
KASTRIOTI > | Blerim Krasniqi KOS | Fuad Behluli KOS | Rickey George SHBA |
RTV 21 > | Adin Adinovic BOS | Arben Krasniqi KOS | Andin Rashica KOS |