Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MILANO

Samuele Ricci te Milan

Samuele Ricci te Milan


4 July, 2025 @15:13

Mesfushori italian, Samuele Ricci, është bërë lojtar i ri i Milanit, derisa rossonerët e kanë prezantuar atë dje si përforcim i ekipit i ardhur nga Torino.

Ricci ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor të vitit 2030 me Milanin, ku viti i fundit është opcional. I dalë nga shkolla e Empolit, Ricci në Torino ka bërë 113 paraqitje dhe ka shënuar 4 herë.

Gjithashtu, 23-vjeçari është lojtar i përfaqësueses italiane, për të cilët ka debutuar në vitin 2022, ndërsa deri tash ka 2 paraqitje për azzurrët.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A