Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CAMPIONE D'ITALIA

Napoli shpallet kampion i Italisë, titulli i dytë për Amir Rrahmanin!

Napoli shpallet kampion i Italisë, titulli i dytë për Amir Rrahmanin!


23 May, 2025 @23:20

Për herë të katërt në histori, Napoli është kampion i Italisë në futboll!

Qyteti i Maradonës, që shquhet për dashurinë e pafund për futbollin, sonte feston titullin kampion të Italisë, titull që është i dyti në tri vitet e fundit, pas atij të sezonit 2022/2023.

Ndonëse Interi e fitoi ndeshjen e vet ndaj Comos, Napolit i mjaftoi fitorja 2-0 në ndeshjen ndaj Cagliarit, për ta fituar kështu titullin kampion me një pikë diferencë (Napoli 82 pikë, Interi 81 pikë).

Për ndeshjen e sontme, 400 mijë persona kishin provuar të blenin bileta, për të qenë pjesë e historisë, por në pamundësi që të gjithë të ishin në stadium, festa padyshim u bart në rrugët e qytetit, e me gjasë do të vazhdojë për ditë me radhë.

Vitin e kaluar Napoli përfundoi i dhjeti në renditje, e megjithë largimet e emrave të shquar të skuadrës si Osimhen e Kvaratskhelia, Antonio Conte arriti që ta fitojë titullin kampion, një arritje fantastike.

Lojtari më i mirë i sezonit në Serie A u shpall Scott McTominay, që doli të ishte një transferim fantastik nga Manchester United.

Ky është titulli i dytë i kampionit të Italisë për Amir Rrahmanin, kapitenin e Kosovës, që ishte një startues i padiskutueshëm në Napolin e këtij sezoni.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A