Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRAJNERI I TREPÇËS

Sehit: Duam që të ngjitemi sa më lartë

Sehit: Duam që të ngjitemi sa më lartë


25 February, 2021 @0:22

Skuadra e Trepçës ka shënuar fitoren e pestë rresht në Superligë duke e mposhtur Rahovecin me rezultat 67-78.

RAPORTI I NDESHJES

Pas ndeshjes, trajneri turk i Trepçës, Serhat Sehit, duke e shprehur kënaqësinë e tij për këtë fitore, tha se po punojnë çdo ditë për t’u përmirësuar sa më shumë.

“Ne gjithmonë po shikojmë që ta përmirësojmë veten. Në veçanti po fokuesohemi në pjesë të rëndësishme të lojës si faza defansive, të luftojmë më shumë, të kapim kërcime dhe gjëra të tjera. Lojtarët po i kuptojmë kërkesat e mia dhe kështu po mundohemi ta përmirësojmë veten çdo ditë. Nuk po shikojmë se ku po luajmë, sepse jemi në pozitë të vështirë dhe duam që të ngjitemi më lartë. Bordi i klubit dhe kryetari po na ndihmojnë shumë në këtë drejtim. Ata po na plotësojnë kërkesat tona dhe këtë po shohim që të gjithë. Prandaj edhe po mundohemi që të japim më të mirën tonë”, tha Sehit.

Trajneri turk gjithashtu foli edhe për kundërshtarin, Rahovecin, nga i cili ishin mposhtur vetëm dy javë më parë në Kupë.

“Ne luajtëm kundër tyre edhe në Kupë. Ajo ishte një ndeshje krejtësisht ndryshe, sepse kishte tjetër stres me vetëm një ndeshje të sistemit eliminues. Në ligë është më ndryshe. Ju mund të mbuloni gjërat tjera. Rahoveci ka ekip të mirë. Një kohë kanë kryesuar në tabelë, ndërsa së fundi kanë ndërruar edhe trajnerin për t’u përmirësuar më shumë. Por ne nuk po mendojmë për kundërshtarët, ne po mendojmë për veten tonë që të përmirësohemi sa më shumë, si brenda fushës, ashtu edhe jashtë saj”, përfundoi ai.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga