Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHKËLQIMI VAZHDON

Seria 12-0 e bën Yllin përkohësisht lider

Foto: FBK

Seria 12-0 e bën Yllin përkohësisht lider


11 January, 2023 @18:56

Një fitore dramatike në fund, por sa për të bërë bilancin 12-0. Kampioni i Kosovës Ylli nuk ka gabuar as sonte, ndërsa përkohësisht ka marrë edhe lidershipin në Superligë me fitoren e sontme ndaj Prizrenit 80-76 [19-13, 16-21, 14-15, 31-27].

Në anën tjetër, Edin Kërveshi mbetet pa fitore qysh mori drejtimin e Ponte Prizrenit, derisa ekipi tashmë ka rreshtuar humbjen e radhës.

Ndeshja shkoi në përgjithësi ngushtë, ndërsa në cerekun e fundit Ylli në një moment arriti epërsinë prej 9 pikëve dhe atë dy herë, por 10 sekonda para fundit të ndeshjes rezultati u bë 78-76 me pikët e Adam Grantit për Prizrenin.

Fauli i shkaktuar nga ekipi prizrenas nuk solli dobi në fund, derisa Valon Bunjaku shënoi të dyja gjuajtjet e lira për të siguruar fitoren e 12 me radhë për ekipin suharekas të drejtuar nga strategu Adis Beciragic.

TABELA AKTUALE

Bunjaku në total shënoi 6 pikë dhe bëri 2 asistime në ndeshje, ndërsa më efikasi ka qenë Chris Harris që dha 21 pikë dhe bëri 14 kërcime për të kryer ndeshjen me double-double.

Paraqitje tepër të mirë sonte ka pasur Gëzim Morina që dha 16 pikë, bëri 7 kërcime dhe 5 asistime në fitoren e ekipit të tij. Kurse Bashir Ahmed dhe Rashun Davis dhanë nga 14 pikë secili në fitore.

Te Prizreni Dachon Burke kreu lojën me 23 pikë, ndërsa Adam Grant dha 22 sosh, që s’mjaftuan për bërë befasinë ndaj kampionit aktual të Kosovës.

Ylli me këtë fitore merr kryesimin e Superligës përkohësisht me bilanc 12-4 dhe me koshdallim më të mirë se Peja, ndërsa Prizreni tashmë është në rrezik të njëmendtë pasi që ka regjistruar humbjen e 11 karshi gjashtë fitoreve që i ka. Kjo ndeshje i ka takuar xhiros XI të Superligës, e cila ishte shyer për shkak të angazhimit në arenën ndërkombëtare për kampionin e Kosovës.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga