Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GATI PËR SERINË FINALE

Seria finale e Ligës së Parë, nis të hënën

Pamje nga ndeshja në kuadër të Kupës së Ligës së Parë të Kosovës, Istogu-Bora, që përfundoi me fitoren e Borës në gjysmëfinale/ Foto: FBK

Seria finale e Ligës së Parë, nis të hënën


25 March, 2023 @14:39

Istogu që kreu stinorin e rregullt si lider i Ligës së Parë dhe po drejtohet nga Fikret Shatri do nis me epërsi të terrenit vendas finalen e madhe të PlayOffit të Ligës së Parë në basketboll.

Arben Krasniqi

Fituesi i serisë finale në Ligë të Parë siguron Superligën për edicionin tjetër të garave, 2023/24, derisa asnjëra nga to më parë s’kanë qenë pjesë e elitës së basketbollit. Bora, përndryshe është krijuar dy vite më parë si ekip dhe drejtohet nga kolegu i dikurshëm i Shatrit te Prishtina, trajneri më i trofeshëm në basketbollin vendor, Arben Krasniqi!

Istogu vs Bora

Seria finale nis të hënën, ndërsa në palestrën e Istogut pritet të jetë atmosferë e ngrohtë para duelit të parë, të cilën ata dëshirojnë ta shfrytëzojnë për të marrë epërsinë, në ndeshjen që nis prej orës 20:00 siç ka njoftuar KB Istogu.

Fikret Shatri

Më tej seria bartet në Prishtinë, derisa ndeshjet pritet të luhen çdo 2-3 ditë, ashtu që të kuptohet sa më shpejt ekipi i ri i Superligës 23/24 si dhe skuadra që do të mundohet të sigurojë Superligën përmes ndeshjes së PlayOutit, ku pritet t’i pret Ponte Prizreni ose Vëllaznimi.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë