Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SAMI SERMAXHAJ

Sermaxhaj: E kemi ditur se do të jetë e vështirë

Sermaxhaj: E kemi ditur se do të jetë e vështirë


16 April, 2021 @17:24

Skuadra e Drenicës sot fitoi tri pikë shumë të rëndësishme në udhëtim duke e mposhtur Besën e Pejës.

RAPORTI I NDESHJES

Drenicakët u munduan mjaft për të fituar, pasi që në fillim kishin disavantazhin.

Lidhur me këtë ndeshje, trajneri i Drenicës Sami Sermaxhaj tha se një ndeshje e tillë e vështirë ka qenë e paraparë nga ekipi i tij.

“E kemi paraparë që do të jetë ndeshje shumë e vështirë, duke marrë parasysh që Besa ka lojtarë shumë të talentuar që po luftojnë për çdo top në çdo cep të fushës. Patën një gjuajtje të lirë që e ekzekutuan shumë mirë dhe na futën në disavantazh. Mirëpo ne e ruajtëm qetësinë, punuam ashtu siç kishim planifikuar dhe e përmbysëm rezultatin. Të gjitha meritat i takojnë lojtarëve për disiplinën, angazhimin dhe këmbëngulësinë për të arritur këto tri pikë që janë shumë të rëndësishëm për ne”, tha Sermaxhaj për Art Sport.


 
Të gjitha lajmet nga