Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BESA - DRENICA

Dy gola nga Kreshnik Uka, Drenica kthehet me pikë të plota

Dy gola nga Kreshnik Uka, Drenica kthehet me pikë të plota


16 April, 2021 @16:53

Skuadra e Drenicës ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në luftë për mbijetesë.

Drenicakët e mposhtën Besën e Pejës me rezultat 1-2 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin në Brestovik.

Pejanët kaluan të parët në epërsi me golin e Ardi Qorrit në minutën 25’, por më pas kundërpërgjigjja erdhi nga Kreshnik Uka i Drenicës i cili u përkujdes për përmbysje të rezultatit.

Uka së pari e barazoi rezultatin në minutën 37’, ndërsa më pas në pjesën e dytë shënoi në minutën 58’ për rezultatin përfundimtar 1-2.

TABELA AKTUALE

Drenica me këtë fitore tani ka 33 pikë në radhitjen tabelare, ndërsa Besa mbetet në vetëm 10 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga