GAME 4: PRISHITNA (F) - BASHKIMI (F)
Shaw-Stewart çojnë Bashkimin në superfinale
24 April, 2019 @20:54
Kampionja e Ligës së femrave do të caktohet në ndeshjen e pestë të serisë.
Bashkimi arriti një fitore shumë të rëndësishme në Prishtinë, duke e mposhtur kundërshtaren me rezultat 71-79.
Në fitoren e kampioneve aktuale luajtën rol të rëndësishëm dy amerikanet Danisha Shaw dhe Mari Stewart. Shaw shkëlqeu me 33 pikë e 10 kërcime, derisa edhe Stewart luajti me double-doble prej 23 pikëve e 16 kërcimeve. Këto ishin dy basketbollistet e vetme me pikë dyshifrore te Bashkimi sonte.
Dyshja amerikane e skuadrës kampione të Kosovës ka arritur që të shënojë afër 70% të skuadrës në fitore.
Te Prishtina dyshja Irma Konjusha dhe Ermelinda Shatri luajtën me nga 16 pikë secila, por nuk mjaftuan për fitore.
Me fitoren e Bashkimit tani seria e finales u barazua në 2-2 dhe kështu për t’u përcaktuar skuadra kampione e Kosovës për këtë sezon, duhet të zhvillohet një ndeshje e pestë në Prizren.