MAN OF THE MATCH
Shima, ylli i derbit
5 October, 2015 @20:44
Duel i vështirë për Bashkimin që në xhiron e parë të Superligës. Por falë përforcimit Gerti Shima, që pati një natë perfekte në Suharekë ndaj Yllit, prizrenasit kaluan testin e parë të vështirë në edicionin e ri.
Ish lojtari i Pejës ka luajtur me efiçencë 38 në këtë ndeshje, duke pasur të shënuara 27 pikë, 16 kërcime dhe 4 topa të vjedhur në ndeshje.
Aloja shqiptare ka qëndruar në parket për 38 minuta duke qenë njeriu kryesor i portokallezinjëve në këtë përballje.
Lexo: Raporti i ndeshjes
Pas tij, më të dalluarit e ndeshjes kanë qenë qendra e Yllit, Urim Zenelaj, me efiçencë 28, ku shënoi 18 pikë, 11 kërcime dhe 5 asistime, dhe i treti Scott Montreal i Yllit me efiçencë 23, duke shënuar 18 pikë, 11 kërcime dhe 3 asistime.
Dyshja, Zenelaj dhe Scott kanë luajtur gjatë gjithë ndeshjes duke u mos pushuar për asnjë minutë nga trajneri i tyre, Agron Berisha.
Shiko: TABELA AKTUALE
TOP PLAYERS:
1. Gerti SHIMA | BASHKIMI | 38 Efficiency | |
2. Urim ZENELAJ | YLLI | 28 Eff. | |
3. Montreal SCOTT | YLLI | 23 Eff. |